Telegrafi

Ahmeti: Vetëvendosje ka përfituar nga largimi i Dedës

Forma se si u largua Ilir Deda nga Lëvizja Vetëvendosje, duke daluar bashkë me Dardan Molliqaj në konferencë për shtypë dhe duke pohuar se bashkëpunimi do të vazhdojë, është formë nga e cila përfiton vet Lëvizja Vetëvendosje.

Kështu ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës gazetari dhe analisti politik, Arben Ahmeti.

“Vetëvendosje ka përfituar nga kjo mënyrë e largimit të Dedës. Ka dhënë një shembull të jashtëzakonshëm për mënyrën se si e ka pranuar largimin”.

Ahmeti megjithatë tha se dyshon shumë se Deda po del nga Vetëvendosje për të formuar një parti që prapë do t’i shërbente Vetëvendosjes.

“Deri sot të gjitha partitë politikë në Kosovë e kanë pasur një të përbashkët: po i kontrollon PDK-ja ose i ka krijuar PDK-ja. Dyshoj që Lëvizja Vetëvendosje e ka kapacitetin për të krijuar parti të re”.