Site icon Telegrafi

Ahmeti: Vetëm BDI-ja ka forcë të përballet me palën kundërshtare

Bashkimi Demokratik për Integrim ka përmbyllur sonte aktivitetet parazgjedhore me tubimin qendror, në qendrën e qytetit të Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata para tetovarëve prezentuan platformën dhe kandidatët e tyre për deputetë, për zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit.

Para të pranishmëve u drejtua edhe Ali Ahmeti, i cili tha: “Sonte sofra e madhe shtrohet në Tetovë dhe pret shqiptarët nga Manastiri në Dibër, e nga Struga në Kumanovë. Kemi realizuar zhvilimin më të mirë ekonomik, që nuk e ka berë kush përpos BDI-së, e cila është e pa konkurrencë. Brenda natës siguruam 2000 vende pune dhe këtë e bëri vetëm BDI-ja.

Kemi kërkuar dhe kërkojmë arsim që ka qenë dhe mbetet shtylla e një kombi. Njerëzit kërkuan paqe dhe siguri dhe ne ua dhamë. Kush më mirë di të ndërtojë paqe dhe siguri se sa ata që luftuan? Kërkuam që të tjerët të bashkohen përballë uraganit të BDI-së, por edhe këtë nuk e bënë, sepse porositësit nuk i lejuan ta bëjnë këtë bashkim.

Prandaj. ne braktisëm platformën partiake dhe iu qasëm doktrinës kombëtare. Thërrasim çdo shqiptar e çdo atdhetar se lirinl e kemi fituar me gjak dhe kjo liri nuk paguhet me asnjë çmim.

Nuk shohim ndonjë forcë a lëvizje që mund të përballet me palën kundërshtare, pala që përballet është vetëm BDI-ja dhe unë si udhëheqës pres 11 dhjetorin në mbrëmje për t’i dal përballë palës kundërshtare. Ska kompromis me doktrinën tonë”, tha mes tjarash Ahmeti./Telegrafi/

Exit mobile version