Site icon Telegrafi

Ahmeti: Vendvotimet e disa fshatrave të Prishtinës në rinumërim (Video)

Kandidati për kryetar i Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka folur rreth balotazhit për të parin e kryeqytetit të Kosovës.

Ahmeti në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjinit pohoi se nuk do të ketë më bllokada në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Nuk do të ketë më hapësirë për bllokada në Kuvendin Komunal në Prishtinë”, tha ai, ku më tutje tregoi se “Votat e disa fshatrave të Prishtinës kanë shkuar në rinumërim”.

Ai më tutje ka treguar se gjatë mandatit katërvjeçar do të ndërtohen pesë shkolla fillore dhe disa projekte kapitale. /Telegrafi/

Exit mobile version