Site icon Telegrafi

Ahmeti: Transformimi i FSK-së ka rëndësi politike në fuqizimin e sovranitetit të shtetit

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka folur për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, që pritet të ndodhë nesër.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se pak gjëra ndryshojnë brenda natës, duke shtuar se përkundër kësaj, transformimi i FSK-së, ka rëndësi politike në fuqizimin e sovranitetit të shtetit.

“Transformimi i FSK përmes ligjit mund të konsiderohet ndryshim simbolik në terren sepse pak gjëra ndryshojnë brenda natës. Megjithatë ka rëndësi politike në fuqizimin e sovranitetit të shtetit tonë. Siç u tha nga disa nga ambasadorët e kuintit “ky është vendim SOVRAN i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi

Exit mobile version