Site icon Telegrafi

Ahmeti: Do të provojmë të gjejmë kandidat të përbashkët me partitë shqiptare (Video)

Pas mbledhjes së sontme të Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari i saj, Ali Ahmeti në pyetjen se a do të pranonte kandidat partiak nga LSDM-ja tha se “opsionet janë të hapura, por Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendim që të del me kandidat të vetëm për kryetar shteti”.

Ahmeti tha se do të komunikojë me partitë shqiptare për kandidat të mundshëm dhe se procesi vazhdon, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu BDI me kandidat të vet për president

Ndërkaq sonte në mbledhjen e  BDI-së u mor vendimi që kjo parti të del me kandidatin e saj të në zgjedhjet presidenciale.

Pas vendimit të BDI-së, reagoi Aleanca për Shqiptarët, prej ku thanë se presin që partitë në pushtet të pranojnë sfidën për zgjedhje të parakohshme parlamentare./Telegrafi/

Exit mobile version