Site icon Telegrafi

Ahmeti: Të njoftohen komunat për vendimet që hyjnë në fuqi pas 6 orësh

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalohet lëvizja e qytetarëve në komunën e Prishtinës, Ferizajit, Vushtrrisë e Prizrenit nga ora 21:00 deri në ora 05:00, për çka ka reaguar kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, shkurt ka thënë se do të ishte mirë që të informohen komunat për vendimet që hyjnë në fuqi pas 6 orësh.

Ai tha se kjo do të ishte mirë të ndodhte, para se të bëhej publike në konferencë për medie.

“Kishte me qenë mirë bile komunave me na informu paraprakisht para se me dal ne konferencë për masa që hyjnë në fuqi pas 6 orësh”, shkruan Ahmeti.

Ndërkaq, Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në konferencë për medie tha se do të ndalohet komplet lëvizja e qytetarëve nga ora 21 në mbrëmje deri në ora 5 të mëngjesit në katër komuna të Kosovës.

Lexo po ashtu Kufizohet lëvizja nëpër qytetet me më shumë raste me COVID-19
https://telegrafi.com/kufizohet-levizja-neper-qytetet-ku-ka-shume-raste-covid-19/

Hoti tha se nga kjo listë, do të hiqen e të shtohen qytetetet varësisht prej zhvillimeve.

“Në Prishtinë në Prizren, në Ferizaj edhe Vushtrri do të kufizojmë komplet lëvizjen e qytetarëve nga ora 21 deri në ora 5 në mëngjes, dhe nga diat e nesërme  do të përcjellim në baza të rregullta ditore numrin e të infektuave në secilin qytet, në këtë listë do të heqim e të shtojmë komuna tjera varësisht nga zhvillimet”, tha Hoti. /Telegrafi/

Exit mobile version