Telegrafi

Ahmeti: Të bashkuar jemi më të rëndësishëm

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në kuadër të fushatës parazgjedhore ka realizuar takim me simpatizantët e tij në qytetin e Manastirit, të cilëve u tha se do të vazhdojë të luftojë për të mirën e gjithë shqiptarëve në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Manastiras apeloni tek të gjithë që të jemi bashkë, ne më parë kishim këshilltarë në Komunën e Manastirit, ndërsa tani nuk kemi, pasi ne si shqiptarë në Manastir u coptuam në shumë tabore politike. Sa më bashkë të jemi, aq më të rëndësishëm do të bëhemi. BDI dëshiron që ju të bashkoheni edhe nëse nuk flisni me ndonjërin duhet ta falni”, tha mes tjerash Ali Ahmeti.

Ai gjithashtu porositi qytetarët e Manastirit që të jenë syhapur dhe mos të kontribuojnë në forcimin e qarqeve të dyshimta antishqiptare./Telegrafi/