Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka theksuar se ashtu siç kanë kërkuar në fushatë sot u përfunduar funksionalizimi i institucioneve të Komunës.
Ai në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka thënë se tash e kanë shumicën në Kuvendin Komunal, ku do të mund t’i shtyjnë përpara projektet pa pengesë.
“Nga koalicioni me AKR, AAK dhe LB, gati pa asnjë kundërshtim u zgjedh Komiteti për Politikë dhe Financa dhe aksionarët në ndërmarrjet publike, që funskionojnë si përfaqësues të Kuvendit Komunal në ndërmarrjet publike”, ka shtuar Ahmeti. /Telegrafi/