Telegrafi

Ahmeti takoi ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, diskutuan për mundësinë për binjakëzim të Komunës së Prishtinës me Komunën e Sofjes

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur në takim ambasadorin e sapo emëruar të Republikës së Bullgarisë në Republikën e Kosovës, Hristo Gudjev.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Prishtinës thuhet se, Ahmeti i uroi  i ambasadorit Gudjev detyrën e re dhe diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit për projekte me interes të përbashkët.

“Gjatë takimit u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të dy shteteve si dhe mundësia për binjakëzim të Komunës së Prishtinës me Komunën e Sofjes. Shpend Ahmeti ka studiuar në Universitetin Amerikan ne Blagoevgrad (Bullgari) dhe e zotëron gjuhën bullgare. Takimi kaloi ne atmosfere miqësore dhe në gjuhen bullgare”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/