Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka sqaruar masat që do t’i ndërmerr komuna e Prishtinës, saktësisht ndalimin e qarkullimit të veturave.
Ai bëri të ditur se do të ndalohet qarkullimi për makina në rrugë të qendrës gjatë ditës përveç transportit publik i cili do të jetë falas.
Lexoni të plotë postimin e Ahmetit në Facebook:
“Dëgjova shumë interpretime të masave qe Komuna do t’i ndërmerr. Po e qartësoj pak e në ora 14:00 do te jepen edhe më shumë detaje.
- Do të ndalohet qarkullimi për makina në rrugë të qendrës gjatë ditës përveç transportit publik i cili do të jetë FALAS. (Pra nuk bëhet fjale për tabela, këto komuna e ato komuna) e as per hymje të qytetit.
- Do të ndalohet shitja e Thëngjillit dhe do të ndalohet përdorimi nga bizneset nëpër lagje e që janë ndotës të mëdhenj.
Kjo është fazë emergjente dhe në momentin e stabilizimit të situatës hiqen këto masa. Shëndeti është primar dhe këto janë masat afatshkurta që mundet me i ndërmarr komuna. Tjerat janë kompetencë e nivelit qendror”. /Telegrafi/