Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet rrjetit social Facebook ka thënë Qeveria e Kosovës më shumë po kërkon dëshmi nga ekspertët se kjo tokë i takon Kosovës, sesa që ka kërkuar dëshmi nga Mali i Zi se kjo tokë i takon këtij shteti.
Postimi i plotë në Facebook:
Më shumë po kërkojnë dëshmi nga ekspertët e pavarur të Kosovës se kjo tokë është e Kosovës, se sa që kanë kërkuar dëshmi për vite nga Mali i Zi se kjo tokë i takon Malit të Zi.
Mali i Zi ka mjaftueshëm ekspertë e shtet me punu për interesat e tyre, skemi nevojë për dy palë në Kosovë, por për mbrojtjen e interesave tona.
Anulimi i këtij demarkacioni, rinegociimi me një komision gjithpërfshirës dhe raportim i shpeshtë dhe i drejtë për Kuvendin e Kosovës janë rruga përpara.