Site icon Telegrafi

Ahmeti: Shpresojmë në një marrëveshje me LSDM-në

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka folur për mediat pas përfundimit të takimit të tij me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Edhe Ahmeti është shprehur se nuk është arritur marrëveshje dhe se shpreson se një marrëveshje e tillë është e mundshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, interesi shtetëror është që vazhdohet partneriteti që i mbylli shumë tema të rëndësishme, siç janë anëtarësimi në NATO, fillimi i bisedimeve me BE-në.

Ai pret epilog pozitiv nga bisedimet me LSDM-në.

Përndryshe, asnjëra palë deri tani nuk është shprehur nëse në këto bisedime flitet për pozitën e kryeministrit, pra nëse shkak i mosarritjes së një marrëveshje është kërkesa e BDI-së për kryeministrin e parë shqiptar në RMV./Telegrafi/

Exit mobile version