Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, ka deklaruar gjatë një konference për media të martën se miratimi i Ligjit për Liritë Fetare nga Kuvendi i Kosovës është në interes të të gjitha komuniteteve në vend.
“Për projektligjin e Kishës Ortodokse Serbe, ne bëjmë thirrje për miratimin e Ligjit për Liritë Fetare. Ky ligj është në interes të të gjitha komuniteteve dhe ftojmë deputetët e Kuvendit që të mbështesin miratimin e tij,” ka theksuar Hipper.
Kjo deklaratë e BE-së ka nxitur reagimin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti.
Përmes një postimi në platformën X, Ahmeti ka sqaruar se pengesat për këtë projektligj nuk vijnë nga Qeveria, por nga Kuvendi i Kosovës.
“Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Liritë Fetare, por dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb po garantojnë se ai mbetet i bllokuar në Kuvendin e Kosovës,” ka shkruar Ahmeti.
The Government of Kosovo has passed the Draft Law on Religious Freedoms, but the ten seats guaranteed to the Serbian community are guaranteeing it remains blocked in the Assembly of Kosovo.https://t.co/9CmSUS8CWs@ExtSpoxEU
— Kreshnik Ahmeti (@Kreshnik_A) January 7, 2025