Site icon Telegrafi

Ahmeti reagon pas aksidentit në Prishtinë, ku u përfshinë një kamion dhe nëntë vetura

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas aksidentit të ndodhur sot në kryeqytetet, në të cilin janë përfshirë nëntë vetura dhe një kamion.

Ahmeti në një shkrim të bërë në Facebook, ka thënë se ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes, dhe se menjëherë kanë dërguar në vend të ngjarjes dy ekipe të urgjencës së komunës, transmeton Telegrafi.

Ai ka shkruar se fatmirësisht personat nuk kanë marrë lëndime të rënda.

Lexo po ashtu Aksidenti në Prishtinë: Kamioni goditi nëntë vetura, lëndohen tre persona

Ahmeti ka thënë se beson se gjatë ditëve në vijim të zbardhen të gjitha detajet: “Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në qendër të qytetit në rrugën Agim Ramadani kur një kamion është përplasur me disa vetura. Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes, ndërsa menjëherë kanë intervenuar edhe dy ekipe të Urgjencës së Komunës tonë dhe për fat të mirë lëndimet nuk janë të rënda. Raportohet për dy persona të lënduar. Besoj se do të zbardhen të gjitha detajet në ditët në vijim“.

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Agim Ramadani”.  Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të prishjes së frenave të kamionit, i cili nuk ka mundur të ndalet në rrugën ‘Rrustem Statovci’, por ka vazhduar duke dal në kahjen e kundërt të rrugën ‘Agim Ramadani’./Telegrafi/

 

Exit mobile version