“Bashkimi Demokratik për Integrim lë derën hapur për vendim për kandidat konsensual”, deklaroi sot kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ahmeti nuk beson se do të ketë zgjedhje të parakohshme kuvendare bashkërisht me zgjedhjet për kryetar shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për të mirën e shtetit tonë është të kemi kandidat të përbashkët dhe të bisedohen me të gjitha subjektet politike me qëllim që të arrihen konsensusi. Do të vendos kryesia e BDI-së. Unë nuk besoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme kuvendare për shkak se Maqedonia ka agjendë më të rëndësishme posaçërisht tani pas mbylljes së çështjeve si marrëveshja e Prespës, marrëveshja e Ohrit dhe ajo me bullgarinë”, tha Ahemti.
Ahmeti shtoi se është i pikëlluar nga blloku opozitar shqiptar për shkak se nuk duan të bashkëpunojnë te kandidati i përbashkët për kryetar shteti./Telegrafi/