Telegrafi

Ahmeti për marrëveshjen e Thaçit me NATO-n: Nuk është marrëveshje ndërkombëtare

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar në lidhje me dokumentin e publikuar nga kryeministri, Albin Kurti, për letër-këmbimet mes presidentit, Hashim Thaçi, atëherë kryeministër, dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sipas Ahmetit marrëveshja në fjalë nuk hyn në kuadrin e marrëveshjeve ndërkombëtare, por më shumë mund të shihet si një zotim i Thaçit dhënë sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Ai thotë se bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n nuk duhet të vihet në pikëpyetje.

“Të gjitha partitë politike e kanë potencuar që marrëveshjet apo bashkëpunimi jonë me NATO-n nuk vihet në pikëpyetje. Kushtetuta jonë e thotë që çfarëdo marrëveshje ndërkombëtare duhet të ratifikohet dhe meqenëse nuk është ratifikuar, ajo nuk është marrëveshje ndërkombëtarë. Më shumë e konsideroj si një zotim. Ka shumë e shumë tema tjera për të cilat mendoj se do të mund të gjejmë gjëra për veprimet e presidentit Thaçi gjatë kohës sa ishte kryeministër, por edhe si president se sa kjo”, u shpreh Ahmeti. /KP/