Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se deri tani nuk ka pasur askush legjitimitet qysh ka tash Lëvizjes Vetëvendosje.
Ahmeti në një lidhje direkte në RTV Dukagjini duke folur rreth asaj se sa i ka ndihmuar Vjosa Osmani LVV për rritjen në zgjedhjet e 14 shkurtit, tha se disa votuesve të LDK ia ka bë më të lehtë të votojnë për Vetëvendosjen.
“Nuk është puna që i ka çu vota, por disa votuesve të LDK-së ia ka bo më lehtë të votojnë Vetëvendosjen. Njerëzit kur e ndërrojnë votën pasi kanë votuar disa herë për një parti e kanë më të vështirë me ja qit votën tjetër kujt”, tha Ahmeti.
Sipas tij, nuk ka pasur askush kësi legjitimitet qysh ka tash kjo listë e Vetëvendosjes.
Ai më tej tha se sa më shpejt krijohen institucionet është më mirë.
“Pritjet janë shumë të madha, do të jetë problematike pak…”, tha Ahmeti.
Ish anëtari i LVV-së, që është në krye të komunës së Prishtinës tha se shpreson se nuk do të ketë bllokada për presidentin.
Sipas tij, po të shkohet sërish në zgjedhje, do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës dhe partitë politike do të dalin më keq se në zgjedhjet e 14 shkurtit. /Telegrafi/