Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti – nga Lëvizja Vetëvendosje – në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës ka thënë se nuk është e pandershme kandidatura e tij për deputet, “pasi nuk ka të mirë më të madhe sesa të hiqen hajnat nga pushteti”.
Ai ka deklaruar se është duke e ushtruar edhe pozitën e kryetarit të Prishtinës, siç ka bërë para se të bëhej pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për deputet pasi, sipas tij, “problemet e kryeqytetit trajtohen përmes një sistemi funksional”.
Ahmeti nuk ka mohuar mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës.