Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një takim me gazetarë e quajti të guximshme deklaratën e kryeministri Zoran Zaev dhënë në emisionin “Ruga Drejt” se ai ka iniciuar ligjin për gjuhën shqipe dhe e ka mbrojtur më shumë se BDI-ja.
“Kush sa ka kontribuar peshorja e kohës do të jetë ajo që do të vlerësojë”, tha Ahmeti duke vlerësuar se koha do ta dëshmojë se kush i ka meritat për këtë ligj.