Telegrafi

Ahmeti: Nishanin ta mbajmë më poshtë, e vrasësit më larg

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka qenë në vizitë në një familje në Hasanbeg të Shkupit ku në mes tjerash ka folur edhe synimet e partisë së tij dhe synimin e shqiptarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Mua nuk më brengosë që LSDM-ja që po kërkon votat e shqiptarëve, por krijimi i shumë partive politike tek ne, të cilët nuk kanë agjendë të qartë politike! Partitë e vogla shqiptare, të krijuara nga qarqe të ndryshme dhe të dyshimta, nuk do t’ia dalin të fitojnë vota ashtu siç pretendojnë por vetëm do të ulin numrin e deputetëve. Këto parti politike, nuk kanë mundëi të bëjnë mrekullitë që po premtojnë, pasi për të bërë këtë atyre u duhet kapacitet, kurse kapaciteti u mungon”.

Ahmeti e komentoi edhe tragjedinë e vërshimeve në këtë anë të Shkupit ku mbetën të vdekur 22 persona.
”Njerëzit këtë tragjedi natyrore e shfrytëzuan edhe për përfitim të pikëve politike. Unë nuk kam qenë të fotografohem, unë vizitova familjet që humbën anëtarët e tyre! Ne jemi përpjekur të zbusim dhimbjet e tyre, kemi bërë përpjekje që të mos ketë diferencime në ndarjen e mjeteve. Njerëzit mund edhe të ngacmojnë njëri tjetrin.”

Ahmeti ka folur edhe për rolin e BDI-së përballë LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/