Site icon Telegrafi

Ahmeti në Washington: Marrëdhëniet me SHBA-në janë të rëndësisë së veçantë

Kryetari i PSD-së, dhe njëherit i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë vizitës zyrtare në Washintgon është takuar me zv.ndihmës sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer dhe Drejtorin për Evropë dhe Rusi në Këshillin Kombëtar, John Erath.

Ahmeti në një status në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se në këtë takim kanë diskutuar mbir reformat në nivelin lokal, sfidat në nivelin qëndror dhe qëndrimet e PSD-së për tema të rëndësishmë për Kosovën.

“Gjatë vizitës në Washington pata kënaqësinë që në Departamentin e Shteit ta takoj Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit Z. Mathew Palmer, dhe në Shtëpinë e Bardhë, Drejtorin për Evropë dhe Rusi në Këshillin Kombëtar të Sigurisë z. John Erath.
Në takim diskutuam mbi reformat në nivelin lokal, sfidat në nivelin qendror dhe qëndrimet e PSD për temat e rëndësishme në vendin tonë. Marrëdhëniet me ShBA janë të rëndësisë së veçantë dhe koordinimi duhet të jetë prioritet i politikës sonë të jashtme”, ka shkruar në Facebook, Shpend Ahmeti./Telegrafi/

Exit mobile version