Lideri i Frontit Europian, Ali Ahmeti tha se partia e tij nuk do të ndjehet përgjegjëse për organizimin shtetërore dhe se këtë përgjegjësi e mban mandatari.
“Për stabilitet për marrdhënie ndëretnike, për procese të rëndësishme që ndodhemi, për marrdhënie me fqinjët, përgjegjësia do të bie mbi mandatarin, se a do të respektojë legjitimitetin e komuniteteve”, tha Ahmeti.
Ali Ahmeti thotë se dokumenti i nënshkruar nga të gjithë liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut para zgjedhjeve, se nuk do të formohet qeveri pa realizimin e ndryshimeve kushtetuese është shkelur nga liderët e VLEN-it
I pyetur se ku gjendet letra e nënshkruar nga liderët e partive, Ahmeti tha se duhet të pyesni palën tjetër dhe se ajo është dërguar në adresë të caktuar.
Ahmeti tha se të vetmin shqetësim që kanë ata është mbrojtja e legjitimiteti dhe se kjo nuk është luftë për pushtet.
Ahmeti shtoi se nuk i dridhet çerpiku nëse ngelin në opozitë, por shqetësimi jonë është përse ne si shqiptarë të ndodhemi në një situatë që të braktisim legjitimitetin për ambicie personale.
Ai shtoi se OBRM-PDUKM ka deklarime naciste dhe fashiste dhe kjo mund të shihet në deklaratat kundër korridorit 8, kundër BE-së, NATO-s dhe fqinjëve tanë/Telegrafi/