Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka folur edhe për partitë që i bëjnë konkurrencë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ahmeti ka thënë se nuk sheh potencial tek partitë opozitare shqiptare në Maqedoni për tu përballur me partitë maqedonase, OBRM-PDUKM dhe LSDM.
Ahmeti gjithashtu tha se rezultati i zgjedhjeve do të përcaktojë se kush me kë do të bëj qeveri.
Këto deklarata Ahmeti i dha në emisionin ‘Rruga Drejt…’ në Alsat-M./Telegrafi/