Telegrafi

Ahmeti: Kurteshi nuk e ka merituar të jetë kandidat për kryetar komune (Video)

Analisti Arben Ahmeti, thotë se Sami Kurteshi i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e ka merituar të jetë kandidat për ndonjë komunë.

“Personaliteti dhe e kaluara e tij politike e paraqet si një aktivist të çështjes kombëtare. Më dukej që e kishte mundim sot të fliste për kompetencat e komunës”, tha Ahmeti.

“Përkundër ‘begraundit’ të jashtëzakonshëm politik që ka zoti Kurteshi, pa dashur asnjëherë që të vë në diskutim kontributin e tij për kauzën kombëtare dhe burgun, mendoj se këto nuk paraqesin domosdo kualitet në garë”, tha ai

Këto komente Ahmeti i ka bërë në emisionin “Debat D +” në RTV Dukagjini, ku  analistë e ftuar në studio do të debatohet për bastionet e partive politike nëpër komuna. /Telegrafi/