Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, deklaruar se papunësia nuk është rezultat i fatit, por pasojë e klanit kriminal që ka kapur shtetin, i cili nuk mund të përparojë derisa të jetë ky klan, i cili sipas tij mund të ndryshojë vetëm me mobilizimin e qytetarëve në protesta.
Ai në një konferencë për media ka folur për përgjimet, ku tha se kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi e ka rastin të dëshmoj dhe të marrë veprime.
“Nëse kryetari i Gjykatës së Apelit është vendosur vetëm me një telefonatë merreni me mend se sa njerëz, gjykatës e prokuror janë vendosur aty në këtë mënyrë”, tha ai.
Ahmeti shtoi se nëse Kadi Veseli po mundohet ta rivitalizojë duke thënë se ka edhe në parti tjera, atëherë e ka gabim, vetëm nëse është duke thënë për LDK-në.