Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti në Facebook ka shkruar Avdullah Hoti, ministri i FinancavE nuk i është përgjigjur tash e 10 muaj në kërkesë të tij për t’u takuar.
Hoti, thotë Ahmeti, nuk e ka nënshkruar ende garancinë për autobus, dhe për këtë arsye ai ka kërkuar vazhdimin e presionit të qytetarëve në mënyrë që të garancia për blerjen sa më të shpejtë të autobusëve.
Ahmeti ka shkruar:
“10 muaj asnjë përgjigje nga Hoti, asnjë shkronjë përkunder telefonatave, letrave, kërkesave për takim, ndërsa tash shkruajnë hapa. Po të mos ishte presioni qytetar as tash nuk do të flisnin. Ju lutem mbane presionin se ministri nuk e ka nënshkruar. Edhe hyrjen në fuqi të vendimit e ka për detyrë ministria e administrimit të pushtetit lokal e cila e konfirmon ligjshmerinë. Kryesuesi i KK Prishtina ende nuk e ka dërguar vendimin në ministri edhe pse mbledhja ka qenë të premten”.