Site icon Telegrafi

Ahmeti: Jam në pritje të përgjigjes nga VV-ja për bashkëqeverisje në Prishtinë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur sot për ofertën finale që ia ka dorëzuar  ish-subjektit të tij politik Vetëvendosjes, për bashkëqeverisje në Prishtinë.

Ahmeti në emisionin “Zyra e ankesave” në RTV Dukagjini tha se është ende në pritje të një përgjigjeje nga ky subjekt, të cilën ende se ka marrë.

“Jam i interesuar që të kemi koalicion me VV-në dhe ende nuk kemi marr përgjigje. Karshi numrit të asamblistëve që kanë, unë i kam ofruar më shumë drejtori në komunë”, tha ndër të tjera Ahmeti.

Lexo po ashtu Ahmeti i dorëzon ofertën finale VV-së për bashkëqeverisje në Prishtinë, i ofron katër drejtori

Ndërkaq, kjo ofertë ka ardhur nga kryetari Shpend Ahmeti pasi është përballur me probleme të qeverisjes në Prishtinë.

Lexo po ashtu Vitia: Ahmeti i ndërroi fjalët, kishte thënë se do të na ofrojë pesë drejtori

Në këtë ofertë, Ahmeti i ka ofruar VV-së katër drejtori, duke i ofruar mundësinë e zgjedhjes së drejtorisë së katërt në mes të Drejtorisë së Shërbimeve Publike ose Drejtorisë së Administratës, të cilën e udhëheqë drejtori Muhedin Nushi.

Ndryshe, në rast të arritjes së marrëveshjes në mes PSD-së dhe VV-së për bashkëqeverisje atëherë ndarja e drejtorive në Komunën e Prishtinës do të jetë si vijon: ” PSD – 3 drejtori, AKR – 3 drejtori, AAK – 3 drejtori, LB – 1 drejtori, Alternativa – 1 drejtori dhe VV – 4 drejtori.  /Telegrafi/

Exit mobile version