Telegrafi

Ahmeti: Incidenti me presidenten Osmani në Aeroportin e Shkupit është “skandal i papranueshëm diplomatik”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar në lidhje me incidentin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u pengua përkohësisht gjatë udhëtimit në Aeroportin e Shkupit.

Ahmeti në profilin e tij në Facebook ka shkruar se i vjen keq për ngjarjen në aeroport.

Ahmeti rastin në Aeroportin e Shkupit e ka cilësuar si “skandal të papranueshëm diplomatik”.

“E dashur Presidente, më vjen shumë keq për incidentin dhe skandalin e papranueshëm diplomatik në aeroportin e Shkupit dhe e dënoj në formën më të ashpër të mundshme.

Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që ti falin për arsye se nuk dijnë se ç’bëjnë”, shkruan Ahmeti./Telegrafi/