Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është përgjigjur LDK-së në kërkesën e për dorëheqje.
“Sot ndihem i pafuqishëm. Gropat e tilla janë pasojë e viteve të korrupsionit, neglizhencës e ndjekjes së profitit në kurriz të njerëzve e humanitetit (kjo e sotit disa vite e vjetër)”, ka thënë Ahmeti. “Të gjithë ata që mendojnë se një post politik është më i rëndësishëm se një jetë njeriu e kanë shumë gabim”.
Ahmeti ka shtuar se këto gropa do të na marrin edhe shumë jetë derisa të mbyllen.
“Sot po qaj për ata dy fëmijë, edhe për shumë të tjerë që e humben jetën nga pamundësia për t’i mbrojtur nga e keqja që na ka kapluar në vitet e fundit”, ka thënë Ahmeti.