Telegrafi

Ahmeti i gëzuar me suksesin e Sigal Prishtinës

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është gëzuar me sa duket tej mase titullit të kampionit në Basketboll KB Sigal Prishtinës.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë: “Çfarë finale, çfarë playoffi, çfarë serie. Basketboll i jashtëzakonshëm. Urime Urime Urime Prishtinë!”.

Ndërkaq, ai ka përgëzuar edhe KB Pejën për lojën e treguar, ndërsa ky ishte titulli i 12-të i Sigal Prishtinës.