Site icon Telegrafi

Ahmeti: Ekipet emergjente të Prishtinës të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se ekipet emergjente të Shërbimeve Publike janë të gatshme për të ofruar ndihmën e nevojshme pas tërmetit në Shqipëri.

Ahmeti në shkrimin e bërë në Facebook ka shkruar se shumë qytetarë janë lajmëruar për të ofruar ndihmën personale, transmeton Telegrafi.

“Përveç ndihmës që po e ofron shteti i Kosovës pas tërmetit në Shqipëri ekipet tona të urgjencës në Komunën e Prishtinës dhe ekipet emergjente të Shërbimeve Publike janë të gatshme për të ofruar ndihmën e nevojshme.Shumë qytetarë janë lajmëruar për të ofruar ndihmën personale. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Shqipëria u godit nga dy tërmete të fuqishme: 23 të vdekur, mbi 600 të lënduar dhe shumë dëme materiale

Ndryshe, dita e martë në Shqipëri ka filluar me disa tërmete të fuqishme i pari u regjistrua në orën 04:00 me shkallë të rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti i fuqishëm ishte me magnitudë 5.4 shkallë të rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.

Deri tani është konfirmuar se numri i viktimave është nëntë, ndërsa raportohet për qindra persona të lënduar./Telegrafi/

Exit mobile version