Site icon Telegrafi

Ahmeti: Duket se BE-ja nuk ka strategji dhe vizion për dialogun

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, pranoi se i bashkohet mendimeve se Bashkimi Evropian është pa strategji dhe pa vizion për dialogun.

“Ashtu duket sepse , ka shumë ambiguitet dhe ambiguiteti besoj që për një kohë të gjatë e në procesin e kaluar të dialogut të Bashkimit Evropian është parë si një aset përbrenda procesit por definitivisht nuk ka kontribuar në zgjidhje të qëndrueshme dhe afat gjatë të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ajo çfarë ishte fillimisht propozimi franko- gjerman që pastaj u bë propozim i BE-së, ishte një moment historik për t’i kornizuar raportet mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë nëpërmjet njohjes ‘de facto’ që të ecet tutje deri në normalizimin përfundimtar  dhe të plotë, ku u mor e u fragmentua aq shumë sa që humbi për brenda procesit. Pra kishim Marrëveshjen bazë, pastaj aneksin për zbatimin e marrëveshjes që nuk sqaronte se si zbatohej marrëveshja, pastaj hymë në një  proces të sekuencimit. Pra këto besoj që vijnë si rezultat i asaj që ka thënë edhe zyrtari”, tha Ahmeti në RTV21.

Ai foli edhe për masat e BE-së ndaj Kosovës, duke thënë se se ato janë të padrejta e po ashtu sipas nuk dihet qartë as arsyeja për çfarë janë vendosur.

Ai tha se nuk sheh ndërlidhje të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me procesin e dialogut.

Ahmeti u shpreh optimist se në procesin e anëtarësimit të Kosovës në KE ka progres derisa sipas tij dialogu ka stagnuar për faj të Serbisë.

“Nuk e shoh si të tillë, sepse unë po shoh zhvillim të procesit të anëtarësimit të Këshillit të Evropës, përderisa dialogu për shkak të mënyrës se si e kanë drejtuar dhe agresionit të Serbisë është një vdekje klinike. Pra përderisa njëri proces është i tillë ka stagnuar edhe për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të Serbisë, por siç pritej do të merr kohë formimi i Qeverisë për arsye gjeostrategjike, siç e tha presidenti Vuçiq, të pritet një konstalacioni favorshëm strategjik siç ishte rasti me Azerbajxhanin, një kërcënim i qarë. Nuk e shoh një ndërlidhje, përderisa atje kemi stagnim e në anën tjetër atje në Këshillin e Evropës shohim progres”, tha Ahmeti.

Exit mobile version