Site icon Telegrafi

Ahmeti dhe Zaev takohen për të gjetur zgjidhje për zhbllokimin e Kuvendit

Sot pasdite është realizuar një takim i shkurtë mes Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit me qëllim që të gjendet zgjidhje për zhbllokimin e Kuvendit. Sipas TV24 takimi është realizuar në hapësirat e LSDM-së, ndërsa është biseduar edhe për kryetarin e ri të Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nuk ka të dhëna zyrtare nëse është vendosur diçka konkretisht rreth strategjisë, që LSDM-ja për disa ditë e paralajmëron për të zhbllokuar punën e Kuvendit.

Burime brenda BDI-së thonë se mundësitë që kanë në disponim janë: shumica të pret që të mbarojë debati maratonik në Kuvend ose liderët e partive parlamentare të gjejnë dalje përmes takimeve mes liderëve të partive./Telegrafi/

Exit mobile version