Telegrafi

Ahmeti dhe Zaev ngushëllojnë familjet e viktimave nga tërmeti në Itali (Foto)

‘Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave nga tërmetet shkatëruese në Italinë mike dhe solidarizohem më përpjekjet e ekipeve shpëtimtare për ti dal në ndihmë popullatës së prekur nga kjo fatkeqësi e madhe’, kështu është shprehur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në profilin e tij në Facebook për familjet e viktimave nga tërmeti në Itali, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Edhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka shprehur ngushëllime për viktimat e tërmetit në Itali, duke ofruar ndihmën e partisë së tij, në kuadër të mundësive që i ka, njiherit u dëshron shërim të lënduarve.

Tërmeti me magnitudë 6.2 ballësh në orët e para të mëngjesit të së mërkurës goditi në veri të Romës, duke shkaktuar dëme të mëdha në qytetet Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arqueta del Trono.

Të paktën 247 persona kanë vdekur, ndërkaq 368 të tjerë janë lënduar nga tërmeti i fuqishëm që goditi të mërkurën Italinë qendrore. /Telegrafi/