Telegrafi

Ahmeti dhe Sela vizitojnë selinë e LSDM-së, mungon Kasami (Video)

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe ai i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, kanë vizituar së bashku selinë e LSDM-së në lagjen ”Bihaçka”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Sigurisht të gjitha palët janë të intersuara që edhe ky kapitull duhet të mbyllet. Besoj që fillimi i javës së ardhëshme do të jetë një fillim i mbarë”, deklaroi Ahmeti për TV21.

I pyetur për mospjesëmarrjen e Bilall Kasamit nga Lëvizja Besa, Ahmeti bëri të ditur se kanë biseduar për parimet kryesore dhe programin e Qeverisë, duke shtuar se nuk ka njohur se çfarë bisedimesh ka ndërmjet Bilall Kasamit dhe LSDM-së.

Ndërkaq edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në lidhje me Bilall Kasamin, tha se u morën vesh që takimet të mbahen në vendet ku mund të arrijnë liderët dhe nuk ka ndonjë arsyetim tjetër./Telegrafi/