Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) janë pajtuar që ta thellojnë bashkëpunimin ndërmjet këtyre institucioneve.
Sipas njoftimit, guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili dhe drejtori i zyrës për Kosovë dhe Maqedoni e Veriut të IFC-së, Visar Perani kanë diskutuar që ta rrisin aktivitetin në fusha të ndryshme brenda mandatit të dy institucioneve.
“Në takim u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme brenda mandatit të dy institucioneve, duke përfshirë qeverisjen koorporative, bashkëpunimin dhe përfaqësimin ndërkombëtar, financimin e projekteve në vend, pikëpamjet për draftin e ligjit për institucionet mikrofinanciare, gjithë përfshirjen financiare dhe financimin e qëndrueshëm”, thuhet në njoftim.
Në fund, theksohet se të dy palët janë pajtuar që t’i realizojnë objektivat e përbashkëta. /Telegrafi/