Telegrafi

Ahmeti: Deputetët që mbrojtën Republikën duhet të lirohen nga aktakuzat

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti pas lirimit nga paraburgimi i Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupi tha se dy deputetët janë mbajtur maksimalisht në paraburgim dhe se padrejtësitë duhet të ndalen.

Ahmeti theksoi se deputetët që mbrojtën Republikën duhet të lirohen nga aktakuzat.

“Albini e Donika janë mbajtur maksimalisht në paraburgim, dhe ky vendim është shumë shumë i vonuar. Proceset gjyqësore ndaj aktivistëve nuk po ndalen. Mirëpo në duhet të këmbëngulim! Padrejtësitë duhet të ndalen. Deputetët që mbrojtën Republikën duhet të lirohen nga aktakuzat. Adea, Frashëri, Atdhe e Egzoni duhet të lirohen nga dënimet pa kurrfarë faktesh”, shkruan Ahmeti në Facebook. /Telegrafi/