Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti.
Ahmeti ka thënë se në bisedë me Kurtin e kanë informuar njëri-tjetrin për masat e ndërmarra për parandalimin e coronavirusit.
“Theksova nevojën e ndërmarrjes se masave ekonomike tani. Koordinimi i institucioneve dhe bashkëveprimi konkret janë kyçe në këtë betejë të përbashkët. Por edhe koordinimi i qytetarëve për #rriNshpi edhe më shumë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 35 raste me coronavirus, ndërsa të dielën është shënuar edhe viktima e parë./Telegrafi/