Në një intervistë për 24Vesti, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se është përgjuar edhe nga Cërvenkovski edhe nga Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me barazinë e plotë të shqiptarëve me maqedonasit, Ahmeti thotë se kjo është doktrinë për të cilën nuk mund të bisedohet, por duhet të pranohet, ose jo, në mënyrë që BDI-ja të jetë pjesë e qeverisë.
Ahmeti konsideron se mandati i ardhshëm do të jetë i rëndë dhe mandat për sjellje të vendimeve të vështira, siç është zgjidhja e çështjes së emrit. Ai nuk frikësohet nga partitë tjera shqiptare, e as nga frika e mbështetjes së LSDM-së nga vetë shqiptarët.
Për më tepër, ndiqeni intervistën e plotë të Ali Ahmetit për 24Vesti./Telegrafi/