Por ka thënë se ceremoninë e pritjes së vaksinave nuk e ka kuptuar.
“Tepër lajm i mirë arritja e 24 mijë vaksinave apo dozave të Astra Zeneca.”
“Kjo vaksinë është klasike dhe afati në mes të dy dozave është 3 muaj. Së paku punëtorët shëndetësor ti mbrojmë. Por nuk e kuptova “ceremoninë” e pranimit të vaksinave”, shkroi Ahmeti.
Kritikë për ceremoninë e vaksinës ka hedhur edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka vlerësuar se gjendja me COVID-19 në Kosovë është e rëndë.
Ndërsa për ceremoninë ka thënë se ishte banale dhe e panevojshme.
“Mu duk shumë banale “ceremonia” e organizuar me pompozitet aq të madh në Aeroportin e Prishtinës për pranimin e një donacioni të rëndomtë të Aleancës Covax”, tha Pacolli./Telegrafi.
Tepër lajm i mirë arritja e 24 mijë vaksinave apo dozave të Astra Zeneca. Kjo vaksinë është klasike dhe afati në mes të dy dozave është 3 muaj. Së paku punëtorët shëndetësor ti mbrojmë. Por nuk e kuptova “ceremoninë” e pranimit të vaksinave!
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) March 28, 2021