Site icon Telegrafi

Ahmet Zogu stërviste rregullisht “bodybuilding” (Foto)

Ndoshta në vitet ’30 shumë pak mund ta dinë që kishte njerëz që merreshin me sport për të mbajtur trupin në formë.

I tillë ka qenë edhe mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu. Më këtë foto të rrallë që ka përfunduar në rrjetet sociale, Ahmet Zogu ka treguar trupin në bregdetin e Durrësit duke ngritur një shtangë.

Foto është bërë publike nga pasardhësi, Princi Leka në Instagram, i cili ka treguar se gjyshi i tij ishte një njeri shumë aktiv, jo vetëm në politikë.

Foto bardh e zi i përket verës së vitit 1930 dhe është shkrepur në plazhin e Durrësit. /Telegrafi/

Exit mobile version