Site icon Telegrafi

Ahmet Kandemir arsyeton humbjen në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

Prishtina është zgjuar vonë nga gjumi në ndeshje me Tsmoki Minsk, duke e mbyllur takimin me humbje 50:57.

Trajneri i Sigal Prishtinës, në deklaratën e tij pas ndeshjes debutuese të ekipit në Ligë të Kampionëve, ka thënë se ekipi i tij përkundër lojës së mirë në mbrojtje, dështoi në sulm.

“Dua të uroj ekipin mysafir për fitore. Ne luajtëm mirë në mbrojtje, por dështuam plotësisht në sulm,” ka thënë Ahmet Kandemir, trajner i Sigal Prishtinës.

“Pranimi i 57 pikëve në ndeshjen si vendas dhe humbja, do të thotë që kemi dështuar në sulm. Ishim afër për t’ua shkaktuar humbjen, por kishim edhe lojtarë të ri në ekip që nuk ishin adaptuar në lojën tonë,” ka shtuar trajneri turk, transmeton borozani.

“Tsmoki Minsk ka qenë ekip më me përvojë dhe këtë e vërtetoi. Më vjen keq që nuk e fituam këtë ndeshje për t’i gëzuar tifozët tanë, pasi që kanë qenë fantastik dhe na kanë përkrahur gjatë gjithë ndeshjes,” ka thënë në fund 47-vjeçari.

Sigal Prishtina do të udhëtoj tash në Minsk për ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues për Ligë të Kampionëve, që luhet nesër më 21 shtator. Bardhekaltërve kampionë të Kosovës u duhet një ×tore me mbi 7 pikë dallim për të shkrirë epërsinë e bjellorusëve nga ndeshja e parë dhe për të arritur raundin e dytë kualifikues të kësaj gare.

Exit mobile version