Telegrafi

Ahmed Musa prezantohet te Leicesteri (Foto)

Leicester City ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Ahmed Musa nga CSKA Moska.

Nigeriani ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me kampionin e Anglisë.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

“Mezi pres të takohem me fansat në sezonin e ri dhe do të bëj të pamundurën që ata të jenë të lumtur”, ka thënë Musa gjatë zyrtarizimit, transmeton koha.net.

Shuma e këtij transferimi ende nuk është e bërë e ditur.