Telegrafi

Ahengu i studentëve nuk shkoi sipas planeve në Ohio, u ngjitën në kulmin e shtëpisë që u shemb – 14 prej tyre përfundojnë në spital

Një pjesë e një shtëpie pranë universitetit të Ohios, është shembur, kurse 14 persona janë lënduar kur disa studentë u ngjitë në kulm që nuk i rezistoi peshës së tyre.

Në kumtesën e departamentit të zjarrfikësve, thuhet se kishte pranuar një telefonatë se kulmi i një shtëpie po shembet, transmeton Telegrafi.

Zjarrfikësit dërguan në spital 14 persona me lëndime të ndryshme, por që gjendja shëndetësore e të gjithëve është stabile.

Zyrtarët njoftuan se 15 nga 45 persona u ngjitën në kulmin e shtëpisë, që nuk ishte ndërtuar për t’i rezistuar ecjes mbi të dhe u shemb.

Emri i pronarit të shtëpisë apo qiramarrësit nuk është zbuluar, kurse shtëpia gjendet pranë universitetit të Ohios. /Telegrafi/