Site icon Telegrafi

Aguilera lanson baladën “Twice”

(Foto: Getty Images)

Christina Aguilera e ka publikuar këngën me titull “Twice” që është pjesë e albumit të ardhshëm, “Liberation”.

Në fillim të këtij muaji, këngëtarja ka nisur incizimin e materialit të ri muzikor, për herë të parë pas pushimit gjashtëvjeçar.

Kënga e parë të cilën e lansoi ishte “Accelerate” dhe e shoqëroi me videoklip, ndërsa projekti ishte produksion i Kanye West.

Ashtu si edhe albumi, “Liberation”, titullohet edhe një këngë, e cila është baladë dhe pritet të shoqërohet me videoklip.

“Nganjëherë pyes veten se cili është qëllimi i jetës. E kam gjetur çmimin e dashurisë dhe kam humbur mendjen”, janë disa prej vargjeve të këngës së re.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Christina Aguilera

Krahas këngës së re, Aguilera ka bërë të ditur se në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Billboard Music Awards do ta prezantojë këngën e tretë nga albumi i ri, e cila titullohet “Fall in Line”, ndërsa do ta interpretojë së bashku me Demi Lovaton.

(Foto: Getty Images)

Në ndërkohë, 37-vjeçarja është duke u përgatitur për turneun muzikor që do ta mbajë këtë vit në Amerikë.

Kujtojmë që albumin e fundit, me titull “Lotus”, Christina e kishte publikuar në vitin 2012. /Telegrafi/

Exit mobile version