Site icon Telegrafi

Aguero thyen rekordin e Henryt për gola të shënuar në Ligën Premier

Sergio Aguero i Manchester Cityt ka barazuar dhe tejkaluar nivelin e legjendës së Arsenalit, Thierry Henry, si golashënuesi kryesor i huaj në historinë e Ligës Premier, pasi shënoi golin e tij të 175-të dhe 176-të në këtë garë.

Sulmuesi argjentinas arriti të barazojë rekordin e francezit pas një goli të shënuar pasditen e sotme (e diel) në ndeshjen Cityt ndaj Aston Villa në Villa Park.

Ai shënoi një supergol në minutën e 28-të të ndeshjes për 3-0 pas asistimit të Kevin de Bruyne duke barazuar rekordin e legjendës Henry.

https://www.youtube.com/watch?v=SKJs5nplu_Y

Henry shënoi golat e tij në 258 paraqitje për Topçinjtë, ndërsa Aguero në ndeshjen e tij të 255-të në ligë për skuadrën e Cityt që nga ardhja e tij nga Atletico Madridi në vitin 2011.

Në pjesën e dytë, Aguero vazhdoi shkëlqimin duke gjetur edhe golin e 176-të në Ligën Premier, duke tejkaluar Henryn në listën e golashënuesve.

https://twitter.com/Livestream_102/status/1216416424484196352

Aguero tani është vetëm një gol pas golashënuesit të katërt në Ligën Premier, vend i cili mbahet nga legjenda e Chelseat, Frank Lampard, dhe 11 gola pas Andrew Cole, i cili dikur luajti për rivalët e urryer të Cityt, Manchester United.

31-vjeçari do ta ketë të vështirë t’i zë dy vendet e para pasi ata shënuan më shumë se 200 gola në kohën e tyre në kampionat.

Wayne Rooney ka 208 gola të shënuara, ndërsa Alan Shearer është në krye të listës me 260 gola gjatë kohës për Blackburn Rovers dhe Newcastle United .

Ndryshe, Aguero është golashënuesi më i mirë i Cityt në të gjitha garat me 248 gola në total apo 80 më shumë sesa rivali i tij më i afërt Tony Book. /Telegrafi/

Exit mobile version