Telegrafi

Aguero shpenzon 500 mijë euro për blerjen e një veture, me të arritur në Barcelonë

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero ka filluar menjëherë me shpenzime pas arritjes në Barcelonë dhe luksi i parë si duket është blerja e një veture të shtrenjtë.

Aguero mund të ketë ardhur si një transferim falas nga Manchester City, por ai tashmë ka filluar të ndihet si në shtëpi te Barcelona.

Nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh që ai shpenzoi 500 mijë euro për blerjen e një Ferrari SF90 Stradale.

Ky model është makina e parë hibride nga prodhuesi italian, duke bërë të mundur që Aguero të lidhë makinën e tij në pikat e mbushësve elektrik.

Aguero me veturën e tij të re

Aguero është një tifoz i madh i makinave, pasi i ka dhuruar një Range Rover njërit nga stafi i punëtorëve të Manchester Cityt dhe ka lënë një Lamborghini në Angli.

“Në vitin 2014 kam shpenzuar 1.5 milion dollarë për një Lamborghini Aventador, isha i dehur, nuk e di pse e bleva”.

Lexo po ashtu Publikohet video e Agueros duke ia dhuruar veturën e tij Range Rover Evoque punëtorit të klubit të Man Cityt

“Duhet të kem bërë 1,200 kilometra në gjashtë vjet, mezi e kam përdorur atë, thjesht kam kaluar dy vjet duke menduar pse e bleva këtë makinë”, rrëfeu Aguero.

Argjentinasi kthehet në Spanjë pasi kishte luajtur më parë për Atletico Madridin, por ishte e qartë se duhej të shtonte koleksionin e makinave të tij në gadishullin Iberik. /Telegrafi/