Sergio Aguero ka mbështetur Real Madridin për të kaluar tutje në Ligën e Kampionëve përpara ndeshjes kthyese ndaj Paris Saint-Germainit.
Sulmuesi i Manchester Cityt – i cili shënoi në fitoren në finale të Kupës së Ligës ndaj Arsenalit ka folur në lidhje me ndeshjen e Ligës së Kampionëve të PSG-së ndaj Realit.
Aguero ka thënë se është i bindur se djelmoshat e trajnerit Zinedine Zidane do të kalojnë tuje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Kjo pasi sipas tij Mbretërit janë një skuadër me përvojë dhe pas shumë rasteve të krijuara për ndeshje ata shënojnë edhe golin.
“Unë besoj se Madridi do të kalojë, ata janë në një pozicion të fortë”, ka thënë fillimisht Aguero për mediat angleze.
“Ata tashmë janë duke udhëhequr me dy gola epërsi dhe Real Madridi është një skuadër që gjithmonë kërcënon për të shënuar gol dhe ata gjithashtu shënojnë gola”.
“Nëse ata shënojnë një gola atëherë ndeshja ka mbaruar, dhe Madridi ka aq shumë eksperiencë në Ligën e Kampionëve, prandaj pres që ata të përparojnë pa shumë zhurmë”, përfundoi argjentinasi.
Ndryshe, ndeshja kthyese në Parc des Princes në mes të PSG-së dhe Realit zhvillohet me datë 6 mars, ndërsa takimi i parë është mbyllur me fitore të spanjollëve 3-1. /Telegrafi/