Manchester City pësoi humbje 2-1 në shtëpi përballë Chelseat në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.
Citizens ishin në epërsi nga pjesa e parë, mirëpo në të dytën The Blues përmbysën rezultatin.
Por, City kishte shansin që së paku të largohej me një pikë nga ky takim, po mos të dështonte Sergio Aguero nga pika e bardhë.
Ishte fundi i pjesës së parë kur Gabriel Jesus u rrëzua nga Billy Gilmour në zonë dhe gjyqtari dha penallti.
Sulmuesi argjentinas e mori përgjegjësinë ta ekzekutonte, duke gjuajtur në stilin panenka, e që Eduard Mendy e kapi atë me lehtësi.
Aguero ka kërkuar falje për veprimin e bërë, duke thënë se ishte një vendin i keq.
“Dua të kërkojë falje te bashkëlojtarët e mi, stafi dhe tifozët për humbjen e penalltisë. Ishte jë vendin i keq nga unë”, ka shkruar sulmuesi në Twitter. /Telegrafi/
I would like to apologise to my teammates, staff and supporters for missing the penalty. It was a bad decision and I take full responsibility.
— Sergio Kun Aguero (@aguerosergiokun) May 8, 2021