Telegrafi

Aguero i qetëson ndjekësit e tij pas ‘mini aritmisë’ në transmetim

Ish-futbollisti argjentinas, Sergio Ramos ka postuar një videoklip në profilet e tij në rrjetet sociale duke siguruar se mjekët i thanë se gjithçka është në rregull, ndërsa shtoi me shaka se ai është ende gjallë.

Aguero u ndje paksa i sëmurë gjatë transmetimit live me Ibai Llanos të mërkurën pas mesnate dhe në një moment ai ndaloi së foluri.

Argjentinasi vazhdoi duke prekur gjoksin dhe lëshoi ​​një frazë që la gojëhapur bashkëbiseduesin Llanos.

Lexo po ashtu Agueros i përkeqësohet gjendja shëndetësore gjatë transmetimit

“Mendoj se sapo pata një mini-aritmia”, tha ish-sulmuesi i Manchester Cityt.

Aguero pësoi një aritmi në tetor të vitit 2021 gjatë një ndeshjeje të Barcelonës kundër Alaves dhe pasi iu nënshtrua testeve kardiologjike ai përfundoi duke u tërhequr nga futbolli.

Që atëherë, ish-sulmuesi argjentinas ka marrë pjesë në festa të rastësishme me miqtë, ndërsa ka bërë hapin e tij drejt ‘yjeve’ në botën e ‘transmetimeve’ dhe kryeson një nga dymbëdhjetë skuadrat që përbëjnë Kings League Infojobs të krijuar nga Gerard Pique. /Telegrafi/